| Webmail
Facebook | LinkedIn

Sigurimi i Shëndetit për udhëtime jashtë Kosovës

Me DËSHIRË apo me DETYRË, duhet të udhëtoni jashtë Kosovës…
JU DUHET VIZA për udhëtim…
Është I DOMODOSHËM sigurimi i shëndetit në udhëtim.

KOMPANIA JONË ju ofron Policën e sigurimit të shëndetit në udhëtim e cila është një kontratë afatshkurtër me të cilën i siguruari përfiton shuma sigurimi në raste të:

- vdekjes aksidentale,
- shpenzimeve mjekësore gjatë trajtimit spitalor apo ambulantor,
- shpenzimeve të ndihmës së shpejtë.

Kjo policë I mbulon shpenzimet deri në shumën e sigurimit të treguar në policë dhe brenda periudhës së sigurimit të udhëtarëve të siguruar gjatë qëndrimit të tyre jasht territorit të Kosovës dhe atë për:

- shpenzimet për ndihmë të shpejtë mjekësore, spitalore dhe kurim
- shpenzimet e arsyeshme dhe të nevojshme për riatdhesimin e personit të siguruar nëse pasojë e aksidentit është dëmtimi fizik apo sëmundja, gjatë periudhës së sigurimit,
- shpenzimet e arësyeshme për udhëtim dhe hotel (kufizuar në koston e udhëtimit ajror dhe 100 € në ditë për shpenzime akomodimi për një maksimim prej 7 ditësh) të një të afërmi apo shoku (i cili mund të mos i jetë i mbuluar) të cilit i kërkohet raport i shkruar mjeksor që të udhëtojë, qëndrojë dhe shoqërojë personin e siguruar nëse, gjatë periudhës së sigurimit, personi i siguruar ka pësuar lëndime.
- Shpenzimet funerale jasht territorit të Kosovës dhe /apo kostoja e transportit të kufomës apo hirit të personit të siguruar për në vendin e banimit të shënuar në policë, në rast se ai vdes gjatë periudhës së sigurimit.

Kjo policë mund të kontraktohet në këto mënyra:

- individuale – kur polica është në emër dhe mbiemër të një personi,
- familiare – kur polica është në emër të familje - babai, nëna dhe fëmijtë (me mundësi zbritje në çmim – shiko KUSHTET E SIGURIMIT) 
- grupore – kur sigurohen më shumë se 20 persona – duke ia bashkëngjitur të dhënat për secilin anëtar të grupit (me mundësi zbritje në çmim – shiko KUSHTET E SIGURIMIT)

Me blerjen e POLICËS TONË, KOSOVA e RE ju dëshiron dhe garanton udhëtim të këndshëm dhe pa brenga.