Veprimtaria
Synimet dhe Perspektiva
 
 

Veprimtaria

Kompania e Sigurimeve “Kosova e Re” posedon licencë valide për të bërë të gjitha llojet e sigurimeve dhe si e tillë ështe e regjistruar në Gjykatën Ekonomike të Kosovës.

Veprimtaria e kësaj shtëpie, që nga themelimi i saj, ka qenë shumë e suksesshme; ka poseduar portofolin shumicë në të gjitha llojet e sigurimeve klasike të personave, pasurisë dhe autopërgjegjësisë (sigurimi i detyruar i pronarëve dhe shfrytëzuesve të automjeteve për dëmet që u shkaktojnë personave të tretë) dhe sigurimin e udhëtarëve në komunikacionin publik.

Falë traditës, përvojës, ekipit punonjës dhe punëtorëve profesionistë dhe të specializuar e trajnuar për të gjitha llojet e sigurimeve ku përfshihen sigurimi i jetës, personave, shëndetit në udhëtim, pasurisë, transportit, industrisë, ndërtesave dhe objekteve në ndërtim dhe montim, autopërgjegjësisë, kredive dhe obligimeve tjera, të mbjellave dhe fryteve nga to, kafshëve etj., Kompania e Sigurimeve “Kosova e Re” e ka shtuar intenzitetin dhe vëllimin e veprimtarisë së saj duke i mbizotëruar kushtet e tregut dhe konkurencës në fushën e sigurimeve në vend.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


© Kosova e RE 2003 TERMS AND CONDITIONS | LEGAL DISCLAIMER | SITE MAP