Kompania
e sigurimeve “Kosova e Re” vlerëson
lart përpjekjet e Autoritetit Bankar dhe Pagesave
në Kosovë dhe angazhimet e vazhdueshme të
tij që në Kosovë të promovojë
stabilitetin financiar dhe tranzicionin në ekonomi
të tregut. BPK-ja ka miratuar “Rregulloren
nr. 2001/25 për regjistrimin e automjeteve”
dhe një mori rregullash për implementimin
e Rregullores. Në harmoni me to, Kompania ka
ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura
për licencim dhe veprimtari të sukseshsme.
Veprimatria dhe angazhimi i saj është ruajtje
e dinjitetit dhe imazhit të saj dhe të klientelës,
ruajtje e besimit për të ardhmen e saj dhe
të qytetarëve të Kosovës si dhe
promovim i një suksesi në funksion të
perspektivës dhe lulëzimit ekonomik të
vendit.
Kompania e Sigurimeve “Kosova e Re” e
ka transformuar organizimin dhe menaxhimin e saj në
përputhje me kriteret më bashkëkohore
të punës dhe të afarizmit në sigurime
dhe do të bëjë përpjekje të
vazhdueshme për realizimin e funksionit shoqëror
të sigurimeve.
Në realitetin e ri të kësaj kohe dhe
të paqës që po e ndërtojmë
në Kosovë, Kompania do të mbetet kujdestare
e përhershme në angazhimet për zbatimin
e të arriturave moderne dhe për hapjen e
perspektivave të reja si dhe në përmbushjen
e detyrimeve tona ndaj të siguruarve tanë.
|