Aksionarët
e Kompanisë e përcjellin afarizmin dhe politikën
makroekonomike të saj përmes Asamblesë
e cila e emëron Bordin Drejtues. Bordi Drejtues
i Kompanisë e emëron Drejtorin e përgjithshëm,
të cilit i besohet udhëheqja e drejtpërdrejtë
e afarizmit, politikës afariste dhe organizimit
të kompanisë dhe për punën e tij
i përgjigjet Bordit drejtues. Drejtori i përgjithshëm,
në bazë të akteve normative, emëron
dejtorët e filialeve dhe shefat e ekspoziturave,
të cilët janë përgjegjës
për afarizmin rajonal. Drejtoria qendrore e Kompanisë
është e organizuar në Departamente
dhe shërbime. Drejtori i përgjithshëm
emëron drejtorët e departamenteve dhe shefat
e shërbimeve, të cilët janë përgjegjës
për punën e tyre dhe punën e departamenteve
apo të shërbimit të cilin e udhëheqin.
|